Nuk po ndalet: Franck Ribery arrin marrëveshjen me gjigantin e Serie A!

Franck Ribery nuk po e mendon akoma mundësinë për tu penzionuar nga futbolli i luajtur në një periudhë kur ka gati një marrëveshje tjetër me një nga skuadrat më të mëdha në Serie A.

Anësori francez i lindur në vitin 1983 u largua nga Fiorentina por tashmë në orët e fundit një tjetër skuadër nga Italia është gati për ti ofruar atij një kontratë të re.

Bëhet fjalë për Lazion e cila tashmë po kërkon një emër me përvojë për të zënë vendin e Joaquin Correas i cili u largua në drejtim të Interit.

Ditë më parë emri i tij u lidhë me një transferim tek Sampdoria por oferta e ardhur nga Olimpico e ka tunduar më shumë futbollistin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here