Pas fitores me Cagliarin: Maldini transferon sulmuesin e rivalëve të tyre!

Milan gjatë mbrëmjes së djeshme arriti të fitojë bindshëm 4:1 kundër skuadrës së Cagliarit.

Skuadra e Stefano Piolit zhvilloi një ndeshje madhështore mirëpo drejtori sportiv Paolo Maldini nuk ka të ndalur deri në ditën e fundit të këtij afati kalimtar.

Rossonerët janë shumë pranë transferimit edhe të një sulmuesi tjetër, kësaj rradhe direkt nga rivalët e tyre.

Siç raporton Sky, Milan është pranë transferimit të Adam Ounas pasi bisedimet me agjentin e tij kanë marrë kahjen e duhur.

Ounas është 24 vjeçar dhe është pjesë e Napolit qysh prej vitit 2017 kur u transferua nga skuadra franceze e Bordeaux për 12 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here