Shkëmbim spektakolar: Zapata tek Juventus, ylli i Biankonerëve tek Atalanta!

Duvan Zapata pritet që në ditët e fundit të merkatos të ndërrojë skuadër duke kaluar në rradhët e Juventusit.

Një plan që erdhi si vetëtimë nga ana e Zonjës së Vjetër por që mund të pranohet shumë shpejtë edhe nga skuadra bergamase.

Fjala është për një shkëmbim kokë më kokë në mes të Duvan Zapatas dhe të Dejan Kulusevskit.

I lindur në vitin 2000, suedezi është një sulmues krahu që mund të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën e Gian Piero Gasperinit.

Nga ana tjetër Zapata është një transferim i domosdoshëm për Zonjën e Vjetër pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here