Zyrtare: Rey Manaj transferohet në Serie A!

Rey Manaj është shumë pranë transferimit në Serie A pasi tashmë marrëveshje është arritur nga skuadra e Barcelonës.

Sulmuesi shqiptar parashikohej që të qëndronte në skuadrën e parë tek Barcelona mirëpo katalanasit ndërruan mendje në minutat e fundit.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Barcelona ka arritur një marrëveshje me Spezian për transferimin e tij.

Futbollisti gjithashtu ka rënë dakord për kushtet personale dhe skuadra italiane do ta huazojë atë me të drejtë blerje në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi shqiptar pritet të mbërrijë orëve të ardhshme për të kryer testet mjekësore dhe për të zyrtarizuar gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here