Serge Aurier në Serie A!

Mbrojtësi i djathtë  Serge Aurier vazhdon të mbetet në merkaton e transferimeve pasi u largua nga skuadra e Tottenham dhe tashmë i ka thënë jo Fenerbahces.

Aurier mbetet njëri prej futbollistëve ‘luksoz’ që kanë mbetur pa skuadër këtë verë.

Në të kaluarën nga Italia interesim të madh për shërbimet e tij kishte shprehur AC Milan e cila tashmë duket se nuk është më në garë për të.

Por tani situata ka ndryshuar pasi shërbimet e tij po i kërkojnë Juventusi dhe Roma me në krye Jose Mourinhon.

Kur erdhën ofertat nga Italia ai injoroi menjëherë opsionin e Fenerbahces duke pritur kështu për ndonjë kalim të mundshëm tek Juventus ose Roma.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here