Siç raportojnë mediat në Itali, skuadra ruse e CSKA Moscow është në bisedime me Milanin për një transferim gjatë këtyre ditëve.
Merkatoja në Itali është mbyllur më 31 gusht ndërkohë që në Rusi është e hapur deri në 7 shtator.
Bëhet fjalë për futbollistin spanjoll, Samu Castillejo i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të Rossonerëve, Stefano Pioli pasi nuk është përfshirë në listën e Champions League.
Ky vendim i skuadrës mund të sjellë që spanjolli të largohet nga San Siro gjatë këtyre ditëve.
Kujtojmë që Castillejo u transferua nga Milan prej skuadrës së Villareal në 2018 për 20 milionë euro ndërkohë që tani mund të shitet edhe me gjysmën e çmimit.