Tek Paris Saint Germain ja kanë bërë të ditur që ai duhet të largohet pasi nuk ka mundësi të luajë në formacion të parë dhe nuk është më në planet e teknikut Mauricio Pochettino.
Sulmuesi argjentinas pritet që përsëri të rikthehet në Serie A por Juventusi nuk do të jetë skuadra e ardhshme e tij përkundër interesimit të madh që kjo e fundit ka shprehur për të.
Sheikët kanë shfaqur interesim të madh për mesfushorin e AC Milan, Franck Kessie dhe tashmë në skenë ka hyrë ideja për një shkëmbim të mundshëm mes tij dhe Mauro Icardit.
Argjentinasi pëlqehet tej mase nga drejtuesit e Rossonerëve dhe një marrëveshje duket mëse e arritshme duke marrë parasysh që Kessie tashmë ka refuzuar ofertën e kuqezinjëve për të rinovuar kontratën.