Frank Ribery ka arritu në Salerno dhe pritet që të nënshkruajë një kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Por kjo nuk është e gjitha. Siç raportojnë mediat italiane, një tjetër emër i madh pritet që ti bashkohet kësaj skuadre në sezonin e ardhshëm.
Corriere dello Sport nuk e ka cekur emrin e tij por bëhet fjalë për një futbollist që ka qenë pjesë e PSG, Chelseas dhe Arsenalit i cili do ti bashkohet skuadrës që u rikthye në Serie A pas plot 23 vitesh.
Në anën tjetër skuadra italiane tashmë çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një skuadër kompetitive që ja vlen për ta ndjekur.