Ronaldo vetëm nisi eksodin: Ylli i Juventusit largohet për 30 milionë euro!

Skuadra e Juventusit po bëhet gati për një tjetër largim të bujshëm.

Biankonerët pas largimit të Cristiano Ronaldos tek Manchester United po bëhen gati që të mbeten edhe pa njërin nga talentet më të mëdhenj të tyre.

Bëhet fjalë për Weston McKennie i cili pritet të lërë Zonjën e Vjetër për shkak të interesimit të madh që është duke ardhur për të nga Premier League.

Situata ka arritur në një pikë ku shitja e tij po planifikohet që të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Daily Mail bën të ditur që në garë për të janë Tottenham dhe Aston Villa dhe çmimi do të kapë shifrën e 30 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here