Lukaku tek Chelsea, Werner transferohet në Serie A!

Transferimi i Romelu Lukakut tek Chelsea nuk ka qenë i mirëseardhur për çdokënd tek ajo skuadër.

Timo Werner pas ardhjes së belgut tashmë ka humbur shpresat e tij për një vend titullari tek Blutë e Londrës dhe tashmë po mendon largimin nga Stamford Bridge.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Manchester United edhe Zonja e Vjetër po mendon për një emër të ri në sulm dhe gjermani duket opsioni më i përshtatshëm.

Një nga opsionet është edhe shkëmbimi në mes të Dejan Kulusevskit dhe Timo Werner, vlera e të cilëve sillet atypar tek 40-45 milionë eurot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here