Me kërkesë të Allegrit: Blerje kolosale e Juves, 55 milionë euro!

Juventus u tregua shumë durimtare gjatë merkatos së verës duke mos bërë transferime me kosto të lartë por një gjë e tillë tashmë do të ndryshojë.

Merkatoja e janarit do të jetë e dominuar nga ngjyrat bardhezi ku një transferim me vlerë 55 milionë euro po bëhet gati nga Zonja e Vjetër me urdhër direkt nga tekniku Massimiliano Allegri.

Don Balon nga Spanja raporton që Ousmane Dembele është shumë pranë arritjes së një marrëveshje për transferim në Torino.

Shifra prej 55 milionësh është mëse e nevojshme për katalanasit të cilët janë pajtuar që të lënë francezin të largohet gjatë merkatos së ardhshme.

Stili i tij i lojës pëlqehet tej mase nga Allegri i cili e dëshiron talentin me çdo kusht nën urdhërat e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here