Fansat tejet të frustruar: Kessie ka arritur marrëveshje me skuadrën e re!

Jemi duke shkuar drejt një ndarje të paevitueshme në mes të Milanit dhe Franck Kessie i cili duket më afër se kurrë largimit nga San Siro.

Ditë më parë ai kishte refuzuar një ofertë prej 6.5 milionë eurosh për rinovimin me Rossonerët dhe tashmë është zbuluar edhe arsyeja.

Siç raporton Tuttosport, ai mund të vërshëllehet nga fansat në ndeshjen e së dielës kundër Lazios për shkak se tashmë duket se ka arritur një marrëveshje.

Top Calcio 24 ka raportuar që Leonardo ka komunikuar me drejtuesit e Milanit duke i bërë të ditur që ka arritur një marrëveshje me mesfushorin dhe transferimi i tij mund të tentohet edhe gjatë janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here