Stol i ri për Conte, merr me vete edhe dy yjet e Interit!

Duket se koha e pushimeve për Antonio Conten është duke ardhur kah fundi për faktin që për teknikun italian duket se po bëhet gati një aventurë e re.

Në javët e fundit emri i tij ka qenë i lidhur me skuadrën e Arsenalit e cila është shumë pranë shkarkimit të Mikel Artetas për shkak të performancave të dobëta të skuadrës.

The Sun bën të ditur që tekniku Neroazzur shumë shpejt mund të vijë në krye të stolit në Emirates Stadium.

Dhe në qoftë se ndodhë një gjë e tillë atëherë Conte në Londër do të kërkojë të sjellë edhe dy yje të Interit.

Bëhet fjalë për Lautaro Martinez dhe Marcelo Brozovic, të dy këta emra shumë të preferuar nga Conte i cili i sheh si dy futbollistë kyç për të ardhmen e skuadrës që do drejtojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here