Nuk rinovon me Chelsean: Rudiger kthehet me parametra 0 në Serie A!

Problemet në mes të Antonio Rudiger dhe Chelseas për rinovimin e kontratës duket se kanë mbaruar.

Kjo për faktin që futbollisti ka vendosur të ndalë negociatat dhe do të largohet gjatë verës së ardhshme kur edhe do ti skadojë kontrata në Stamford Bridge.

90min.com bëri të ditur që ka pasur shumë mosmarrëveshje mes tij dhe përfaqësuesve të skuadrës, gjë që shkaktoi edhe këtë çarje raportesh.

Nga ana tjetër skuadrat italiane tashmë po fërkojnë duart se cila ta bëj për vete ish mbrojtësin e Romës.

Tashmë në garë për të ka hyrë edhe skuadra e Juventusit mirëpo interesimi për të sa po vjen e po rritet edhe nga skuadra të mëdha europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here