Jose Mourinho nuk ka humbur asnjë ndeshje si vendas në Serie A në karrierën e tij dhe mund të mposhtë rekordin e Massimiliano Allegrit në qoftë se shmang humbjen në tre ndeshjet e ardhshme me Romën në Olimpico.
Special One u rikthye në Serie A pas dhjetë vitesh në këtë verë, duke nënshkruar një marrëveshje me afat 3 vjeçar me Romën.
Skuadra e tij, Roma mundi Fiorentinën me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A, kështu që Mourinho e ka shtrirë serinë e tij të pamposhtur në shtëpi në 49 ndeshje.
Mourinho tashmë ka kapërcyer legjendën Fabio Capello, i cili drejtoi 38 ndeshje të Serie A pa humbje në shtëpi si trajner i Romës gjatë viteve 2000 dhe 2002.
Vetëm Massimiliano Allegri ka më shumë. Trajneri italian mbeti i pamposhtur për 41 ndeshje të Serie A në shtëpi gjatë periudhës së tij të parë në Juventus.
Mourinho do ta thyejë atë rekord të Allegrit nëse eviton humbjen në tre ndeshjet e ardhshme në shtëpi kundër Sassuolos (12 shtator), Udinese (23 shtator) dhe Empolit (3 tetor).