‘Ta blejmë tani’: Ylli i kombëtares italiane tek Inter!

Inter mund të ‘detyrohet’ të ndërhyjë në merkato falë presionit të fansave Neroazzurë që po kërkojnë yllin e kombëtares italiane në rradhët e tyre.

Fansat zikaltër tashmë janë duke ushtruar presion tek presidenti Zhang që në afatin kalimtar të janarit të sigurojë shërbimet e Giacomo Raspadorit.

Sulmuesi i Sassuolos shkëlqeu me kampionët e Europës në ndeshjen kundër Lituanisë ku arriti të tundë rrjetën një herë.

Me qindra mesazhe janë shpërndarë nga fansat e Interit në rrjetet sociale ku kërkohet transferimi i tij i menjëhershëm.

Inter ka nevojë për një sulmues që ofron garanci edhe për të ardhmen pas largimit të Romelu Lukakut tek Chelsea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here