Inter me ‘prodhime gjermane’, transferon yllin e Bayern Munich!

Skuadra e Simone Inzaghit ka kthyer sytë kah Bavaria për përforcimin e rradhës.

Tuttosport me anë të një shkrimi ka bërë të ditur që bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Bayern Munich, Corentin Tolisso.

Neroazzurët janë duke punuar për transferimin e 27 vjeçarit me parametra 0 për shkak se kontrata e tij me Bayern Munich do të skadojë në verën e ardhshme.

Tolisso do të jetë i lirë për të filluar negociatat me Interin prej muajit janar për shkak se do të hyjë në 6 muajt e fundit të kontratës.

Në Allianz Arena duket se nuk kanë ndonjë qëllim për të ndërhyrë në bisedimet që do zhvillohen mes futbollistit të tyre dhe kampionëve të Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here