Bisedimet kanë vazhduar deri më tani mes Borussia Monchengladbach dhe Matthias Ginter për rinovimin e kontratës por pa asnjë rezultat.
Qendërmbrojtësi gjerman po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane por e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A.
AC Milan këtë verë kishte shfaqur interesim të madh për të por duket se ai mund të kalojë në anën tjetër të qytetit.
Inter këtë verë shpenzoi vetëm 36 milionë euro në merkato dhe nga ana tjetër duke arkëtuar 197 milionë nga shitjet e Romelu Lukaku, Achraf Hakimit dhe Matteo Politanos.
27 vjeçari nuk ka shfaqur interesim për të rinovuar me skuadrën gjermane, detaj ky që i ka rritur akoma më shumë shpresat e Beppe Marottas për një goditje tjetër në merkato me parametra 0.