Gjatë afatit kalimtar veror shumë futbollistë të mëdhenj nëpër Europë nuk arritën që të gjejnë skuadra të reja.
Njëri ndër ta është edhe Senad Lulic i cili për 9 vite ishte pjesë e skuadrës së Lazios ku kishte edhe përgjegjësinë e kapitenit tek kjo skuadër.
Lulicu tashmë është pa kontratë por një gjë e tillë pritet të ndryshojë shumë shpejt.
Kjo për faktin që skuadra e sapo ngritur në Serie A, Salernitano ka shfaqur interesim për ti ofruar një kontratë 35 vjeçarit.
Klubi nga jugu i Italisë ka nënshkruar edhe me Frank Ribery ditë më parë dhe tashmë është gati të firmosë edhe me një tjetër futbollistë me shumë përvojë në Apenine.