Kush do ta ndalë Guardiolan: City ofron 50 milionë euro për yllin e Milanit!

Duket se Fair Play financiar nuk është se vlen për të gjitha skuadrat në Europë.

Në të kundërt si mund ti shpjegojmë shpenzimet enorme të Paris Saint Germain dhe Manchester City?!

Por kjo nuk është e gjitha pasi siç raporton The Sun, Pep Guardiola po bëhet gati edhe për një tjetër transferim marramendës.

Tekniku spanjoll po kërkon transferimin e Theo Hernandez nga Milani dhe janë të gatshëm që të paguajnë plot 50 milionë euro në drejtim të Rossonerëve.

Një ofertë e tillë duket e parezistueshme nga Maldini dhe drejtuesit e skuadrës të cilët këtë verë humbëm me parametra 0 Hakan Calhanoglun dhe Gianluigi Donnarumman.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here