Milionat arrijnë, Berrardi në janar me skuadër të re!

Sassuolo më në fund ka marrë shifrën që po priste me javë të tëra për të lënë të lirë Domenico Berardin i cili është në kërkim të një skuadre të re.

Problemet e Milanit me Franck Kessie kanë bërë që Rossonerët të largojnë vëmendjen nga Berardin gjë që ka rezultuar në një largim të mundshëm të tij nga Italia.

Daily Mail ka bërë të ditur që Leicester është duke bërë gati një ofertë prej 40 milionë eurosh për majtakun e kombëtares italiane.

Kjo ofertë është mëse e mjaftueshme për Sassuolon e cila ishte e vetëdijshme që do detyrohej ta linte të lirë Berardin të largohej por për një shumë të kënaqshme edhe për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here