Chelsea edhe një herë ka kthyer sytë kah skuadra e Juventusit dhe këtë rradhë nuk e ka ndërmend që të dorëzohet deri në arritjen e objektivit.
Pas dështimit të Bluve të Londrës për të transferuar mbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde, vëmendja tashmë është zhvendosur në Torino.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Zonjës së Vjetër, Matthijs De Ligt i cili është një dëshirë e madhe e trajnerit Thomas Tuchel.
Në Stamford Bridge janë duke bërë gati që të ofrojnë shërbimet e Timo Werner plus një shifër prej 18 milionë eurosh për të bindur Allegrin që të heqë dorë nga De Ligt.