Ousmane Dembele është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.
Sulmuesi francez është bashkuar me gjiganti spanjoll në verën e vitit 2017, derisa tashmë është futur në vitin e fundit të kontratës.
Duke parë situatën e paqartë mes lojtarit dhe klubit, Juventusi po përpiqet të përfitojë për ta bindur lojtarin të transferohet në Torino.
Mediat italiane kanë raportuar se Zonja e Vjetër është e gatshme të nënshkruajë me lojtarin një parakontratë në janar, në mënyrë që ai ti bashkohet atyre në verën e vitit 2022 si transferim i lirë.
24-vjeçari ka shprehur dëshirën për të mbetur te Barcelona, por gjiganti katalunas gjendet në probleme të thella financiare.
Dembele u bashkua me katalunasit në verën e vitit 2017 për një shifër prej 135 milionë euro, derisa vlera e tij tani shkon deri në 50 milionë euro.
Vlen të ceket se interesim për francezin kanë shfaqur edhe skuadrat angleze si Arsenal dhe Manchester United.