Nuk pëlqehet nga Pochettino: Donnarumma në janar rikthehet në Serie A?!

Duket se aventura e Gianluigi Donnarummas tek Paris Saint Germain ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Kjo për faktin që italiani në kryeqytetin francez akoma mbetet një emër dytësor për faktin që tekniku Mauricio Pochettino preferon Keylor Navas para tij.

Kjo duket situata të cilën e ëndërronte me muaj Juventus e cila po vëzhgon me kujdes situatën e Gigit dhe mund të përgatisë një transferim surprizë të tij në afatin kalimtar të janarit.

Calcio Mercato bën të ditur që italiani mund të rikthehet në Serie A akoma pa mbushur një vit të plotë prej largimit nga Milani.

Përzgjedhja e Pochettinos nuk e ka bërë aspak të lumtur italianin i cili mund të hakmerret me një largim të hershëm nga Parc des Prince.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here