Një rinovim që po bëhet çdo ditë e më i komplikuar për skuadrën e Milanit me Franck Kessie që duket se do të shitet gjatë afatit të janarit.
Por Paris Saint Germain nuk është më skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij pasi një tjetër gjigant europian tashmë ka hyrë në garë për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë.
Atletico Madrid ka gati një ofertë mjaft tunduese nga Rossonerët ku i ka ofruar një shumë prej 20 milionë eurosh plus shërbimet e Hector Herreras, një ofertë që kuqezinjtë pritet ta pranojnë.
Herrera do të jetë një siguri më shumë për Milanin e cila del fituese në këtë marrëveshje pasi do ketë mesfushorin tjetër gati por edhe një shumë të majme parash.