Shumica futbollistëve do të ngelnin pas: Shikojeni se me çfarë problemi u përball Ibra para golit me Lazion (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic u rikthye me stil në fushë pas lëndimit të rëndë në gju.

Suedezi vetëm disa minuta pas inkuadrimit në lojë shënoi ndaj Lazios për ta vulosur fitoren e Rosonerëve 2-0.

Megjithatë kamerat kanë kapur një detaj interesant ku shihet se Ibra e shënoi golin ndaj Lazios me taka të zgjidhura.

Ibra ndaloi për të lidhur takat por kur e nuhati aksionin produktiv të Milanit i la ato zgjidhur dhe u nis drejt portës kundërshtare për ta finalizuar aksionin me gol.

Për shumicën e futbollistëve lidhja e takave do të ishte më e rëndësishme në atë moment, por jo për Ibran.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here