Interi dhe Reali do të përballen sonte në Meazza për ndeshjen e parë në kuadër të grupit D në Ligën e Kampionëve.
Interi dhe Reali do të përballen përsëri në Ligën e Kampionëve dhe nuk ka dyshim se na pret një ndeshje emocionuese dhe me shumë spektakël.
Mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e dy klubeve do të zhvillojnë një takim për të diskutuar rreth transferimeve.
Tema kryesore do të jetë transferimi i Milan Skriniar te Reali. Sllovaku pëlqehet shumë nga Ancelotti dhe Perez është i gatshëm ta transferojë atë në Bernabeu.
Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 dhe për Neroaxurët kjo është mundësia e fundit për të përfituar 50 milionë euro nga shitja e tij.
Reali do të tentojë transferimin e tij në merkaton e janarit, ndërsa te Inter insistojnë që sllovaku të mbetet në skuadër deri në përfundim të sezonit.
26-vjeçari është i gatshëm për hapin e rradhës në karrierë dhe sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit për të në Meazza.