Nuk dëshiron të qëndrojë në stol: Timo Werneri nga janari në Serie A!

Timo Werner te gjiganti italian. 

Sulmuesi gjerman Timo Werner, i cili e ka humbur vendin e titullarit te Chelsea, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Stamford Bridge.

25-vjeçari është i gatshëm të ndryshojë ambient dhe në janar do të largohet nga Chelsea.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Werner do ta vazhdojë karrierën në Itali.

Interesim për sulmuesin gjerman kanë shfaqur Inter dhe Roma. Blutë e Londrës janë të gatshëm ta huazojnë atë.

Neroaxurët dhe Giallorosët do të tentojnë të përfitojnë nga kjo mundësi dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Inter apo Roma, mbetet ta shohim ku do të përfundojë Werner në merkaton e janarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here