Chelsea përsëri për shopping te Interi.
Chelsea në verë transferoi Romelu Lukakun nga Interi për 115 milionë euro, mirëpo Blutë e Londrës nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Chelsea synon transferimin e Milan Skriniar.
Antonio Rudiger nuk dihet nëse do të vazhdoj aventurën me Blutë e Londrës dhe Tuchel e sheh Skriniarin si përforcimin ideal për vijën e mbrojtjes.
Për kartonin e Skriniar Chelsea do të ofrojë 50 milionë euro, aq sa kërkon Interi dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.