Real Madrid dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Interi dhe Reali mbrëmë u përballën në Ligën e Kampionëve në kuadër të Grupit D.
Los Blancos mposhtën Neroaxurët në fundin e ndeshjes edhe pse nikoqirët e dominuan ndeshjen.
Carlo Ancelotti është i fiksuar pas Nicolo Barellas. 24-vjeçari e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë duke bërë tre asistime në katër ndeshje të luajtura.
Barella konsiderohet i paprekshëm nga drejtuesit e Interit, mirëpo te Reali kanë përgatitur ofertën joshëse për Neroaxurët.
Mediat spanjolle raportojnë se Reali është i gatshëm t’ia ofrojë Interit kartonin e Dani Ceballos dhe Luka Jovic në këmbim të Barellas.
Mbetet ta shohim nëse Suning do ta pranojë ofertën e Madrilenëve.