Bombë: Anthony Martial nga janari në Serie A

Anthony Martial transferohet në Serie A.

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial është pjesë e Djajve të Kuq për gjashtë vite, por asnjëherë nuk ka arritur të përmbush pritshmëritë për të.

Francezi ka rënë në plan të dytë në skuadrën e Solskjaer dhe drejtuesit janë të gatshëm që ta huazojnë në merkaton e janarit.

Mediat angleze dhe ato italiane, raportojnë se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.

Trajneri i Biankonerëve, Massimiliano Allegri dëshiron që ta rrit konkurencën në sulm dhe e sheh francezin si përforcimin ideal.

Zonja e Vjetër pritet që së shpejti të dërgojë ofertë zyrtare për huazimin e Martial me të drejtë blerjeje.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here