Luiz Felipe transferohet te gjiganti italian me kosto zero

Luiz Felipe pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Qendërmbrojtësi i Lazios, Luiz Felipe është njëri nga lojtarët kyç te Lazio në vitet e fundit.

Braziliani po bën paraqitje mjaftë të mira, mirëpo nuk ka ende akord me drejtuesit për rinovimin e kontratës.

Portali i njohur italian Calcio Mercato, raporton se Felipe mund të largohet nga Olimpico në fund të sezonit, për tu transferuar tek një tjetër gjigant italian. Bëhet fjalë për Interin.

Neroaxurët e kanë piketuar brazilianin si zëvendësuesin ideal të Milan Skriniar, pasiqë ky i fundit sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Meazza.

Përveç kësaj Felipe do të jetë futbollist i lirë dhe Neroaxurët mund të arrijnë marrëveshje në me 25-vjeçarin që në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here