Bombë: Marcos Asensio transferohet në Serie A

Nuk dëshiron të qëndrojë në stol, Marcos Asensio nga janari transferohet në Serie A. 

Real Madrid e ka nisur sezonin mjaftë mirë dhe është e dukshme se Carlo Ancelotti ka revitalizuar Los Blancos.

Madrilenët fituan dy ndeshje të rëndësishme brenda një jave duke mposhtur Interin në Champions League dhe Valencian në fundjavë.

Mirëpo duket se disa lojtarë nuk janë të kënaqur me statusin e tyre nën drejtimin e Ancelottit.

Marcos Asensio ka luajtur vetëm 68 minuta këtë sezon dhe në janar dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu.

Mediat spanjolle, raportojnë se 25-vjeçari do ta vazdhoj karrierën në Itali, pasiqë nga situata e tij kërkojnë të përfitojnë Milani dhe Juventusi.

Gjigantët italian do të tentojnë huazimin e Asensios me opsion blerjeje, ndërsa Rosonerët shihen si favorit për të siguruar shërbimet e spanjollit për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyeshme që kanë me Realin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here