E bujshme: David Neres transferohet te gjiganti italian

David Neres transferohet në Serie A.

Sulmuesi i Ajaxit, David Neres pritet të largohet nga Amsterdam Arena, pasiqë nuk është në formën e tij të duhur.

Braziliani nuk ka arritur të shpërthej me Ajaxin dhe nuk është më shumë i rëndësishëm në skuadrën e Erik Ten Hag.

Mediat italiane, raportojnë se nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani. Neres pëlqehet nga Rosonerët, pasiqë mund të luaj nga të dy krahët e sulmit.

Neres ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2023 dhe Milan do të nis bisedimet me Ajaxin në janar, por në rast se nuk arrihet marrëveshja, atëherë braziliani do ti bashkohet Rosonerëve verën e ardhshme.

Vlera e Neres në treg është 30 milionë euro, mirëpo drejtuesit e Ajax janë të gatshëm ta lënë të lirë për një shifër më të ulët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here