MJESHTËR I MERKATOS: Maldini ka gjetur zëvendësuesin e Kessie me kosto zero

Franck Kessie drejt largimit, Paolo Maldini ka gjetur zëvendësuesin e tij me parametra zero.

Rinovimi i kontratës me Franck Kessie është temë aktuale te Milani muajt e fundit.

Mesfushorit ivorian i skadon kontrata me Rosonerët në fund të sezonit dhe ka refuzuar ofertën e drejtuesve prej 6 milionë eurove në sezon.

Kessie sipas të gjitha gjasave do ta vazhdoj karrierën te PSG, ndërsa mediat italiane raportojnë se Milan ka gjetur zëvendësuesin.

Calcio Mercato, raporton se Maldini ka piketuar mesfushorin e Marseille, Boubacar Kamara, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.

Kamara është i joshur nga ideja për të luajtur për Milanin dhe bisedimet pritet të fillojnë në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here