Shkëmbim spektakolar: Kessie në Anfield, ylli i Liverpoolit te Milani

Milan dhe Liverpool kanë gati shkëmbim e merkatos së janarit.

Rinovimi i kontratës me Franck Kessie është temë aktuale te Milani muajt e fundit.

Mesfushorit ivorian i skadon kontrata me Rosonerët në fund të sezonit dhe ka refuzuar ofertën e drejtuesve prej 6 milionë eurove në sezon.

Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Kessie do ta vazhdoj karrierën te Liverpooli falë një shkëmbimi spektakolar në merkaton e janarit.

Kessie pëlqehet nga Klopp dhe drejtuesit e Liverpoolit janë të gatshëm t’ia ofrojnë në këmbim Milanit kartonin e Thiago Alcantaras.

Alcantara do të ishte zëvendësuesi ideal për vendin që do ta lërë bosh Kessie dhe Rosonerët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e The Reds.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here