Super shkëmbim: Inter transferon yllin e Atalantas

Inter dhe Atalanta shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e janarit.

Ndeshja mes Interit dhe Atalantas dje u mbyll pa fitues me rezultat 2-2, duel ky që ofroi mjaftë emocione.

Neroaxurët janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime dhe Marotta ka filluar të punojë për merkaton e janarit.

Inzaghi ka kërkuar më tepër opsione në sulm, pasiqë Sanchez nuk bën pjesë në planet e tij.

Calcio Mercato, raporton se Inter i është rikthyer pistës Duvan Zapata dhe se kolumbiani është objektivi kryesorë i Neroaxurëve për merkaton e janarit.

Vlera e Zapatas në treg është 35 milionë euro, ndërsa për ta ulur shumën Inter do tia ofrojë Atalantas kartonin e Roberto Gagliardinit dhe 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here