Nuk ka më dilema: Dusan Vlahovic transferohet te gjiganti italian

Dusan Vlahovic pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi serb i Fiorentinës, Dusan Vlahovic është njëri nga lojtarët më të kërkuar falë paraqitjeve mbreslënëse.

Vlahovic e ka nisur sezonin e ri mjaftë mirë duke realizuar 6 gola në shtatë ndeshje të luajtura.

Në garë për 21-vjeçarin janë gjigantët italian, por edhe gjigantët e tjerë europian, mirëpo Tuttosport, shkruan se Vlahovic do të mbetet në Serie A.

Tuttosport, raporton se Juventus ka arritur marrëveshje me Fiorentinën për transferimin e Vlahovic verën e ardhshme.

21-vjeçarit i skadon kontrata me Violën në 2023 dhe Commisso do të jetë i detyruar ta shesë Vlahovicin verën e ardhshme.

Për kartonin e Vlahovic, Biankonerët do të paguajn 70 milionë euro dhe marrëveshja do të finalizohet në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here