Supergoditje: Axel Witsel në janar te gjiganti italian

Axel Witsel pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Mesfushori i Borussia Dortmund, Axel Witsel pritet të largohet nga Signal Iduna Park në merkaton e janarit, pasiqë kontrata me Milionerët i skadon në fund të sezonit.

Drejtuesit e Borussia Dortmund janë të detyruar ta shesin mesfushorin belg në janar për një shifër modeste dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë gjiganti italian.

Mediat italiane raportojnë se Juventus synon afrimin e Witsel në merkaton e janarit.

Allegri nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri me Biankonerët dhe ka kërkuar përforcime në vijën e mesfushës.

Italiani e pëlqen shumë mesfushorin belg dhe Juventus pritet të paguaj 5 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here