Juventus dhe Lazio kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Juventus arriti të merr një fitore të rëndësishme duke e mposhtur Sampdorian me mjaftë vuajtje, ndërsa Lazio fitoi derbin e Romës duke mposhtur Giallorosët me rezultat 3-2.
Të dy skuadrat nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri dhe trajnerët e tyre kanë kërkuar përforcime.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus dhe Lazio mund të shkëmbejnë yjet e tyre.
Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Rodrigo Bentancur dhe Luis Alberto. Bentancur nuk ka arritur të bind Allegrin dhe uruguaiani nuk konsiderohet më i paprekshëm nga drejtuesit.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Sarri i cili e pëlqen shumë Bentancur dhe në këmbim Lazio do t’ia ofrojë Juventusit kartonin e Albertos, i cili nuk po përshtatet mirë me skemat e trajnerit italian.
Biankonerët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Lazios dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, shkruan Calcio Mercato.