Oferta faraonike ka arritur, Paulo Dybala largohet nga Juventusi.
Paulo Dybala është lojtari më i përfolur i Juventusit në muajt e fundit.
Argjentinasi nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Zonja e Vjetër.
Dybalas i skadon kontrata me Biankonerët në fund të sezonit dhe interesimi për shërbimet e tij është i madh.
Portali i njohur spanjoll për transferime Don Balon, shkruan se Chelsea ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurove për transferimin e Dybalas në janar.
Për Agnellin kjo është mundësia e fundit për të përfituar nga shitja e Dybalas dhe nuk e ka ndërmend ta refuzojë ofertën e Bluve.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Dybala në janar sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Chelsea.