Bombë: Chiesa largohet nga Juventus, por jo nga Serie A

Federico Chiesa transferohet te rivalët e Juventusit.

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa mbrëmë shkëlqeu ndaj Chelsea në Champions League duke i dhuruar fitoren Biankonerëve me golin e tij.

Edhe pse erdhi si transferim i madh, Chiesa nuk po përshtatet me Allegrin dhe ditët e fundit është raportuar për largimin e tij nga Juventusi.

Mediat italiane, kanë lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Milan synon transferimin e Chiesas nëse ky i fundit vendos të largohet nga Juventusi.

Rosonerët kanë tentuar transferimin e Chiesas para se 24-vjeçari të transferohet te Juventus.

Për Chiesan, Milan do të duhet të ofrojë 80 milionë euro, një operacion ky i vështirë, mirëpo jo i pamundur.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here