Milan mbrëmë u mposht nga Atletico Madrid në San Siro me rezultat 1-2, por e gjithë kjo falë vendimeve skandaloze të arbitrit Cuneyt Cakir.
Rosonerët e filluan ndeshjen mjaftë mirë duke dominuar Atleticon në çdo aspekt dhe duke shënuar me Leaon në minutën e 20-të.
Dhjetë minuta më pas Cakir ndëshkoi Kessien me karton të kuq dhe skuadra e Piolit u detyrua të tërhiqej.
Në minutën e 84-të Griezmann barazoi rezultatin e ndeshjes dhe kur gjithçka ishte pranë përfundimit, Cakir akordoi penallti skandaloze ndaj Milanit në minutat shtesë të kohës së rregullt.
Thomas Lemar ishte ai që preku i pari me dorë topin para se Kalulu ta prekte atë.
🤷♂️ Clearly rolls off Lemar's arm on to Kalulu.pic.twitter.com/LAsXP9Z6pw
— SempreMilan (@SempreMilanCom) September 28, 2021