E bujshme: Victor Osimhen largohet nga Napoli për 150 milionë euro

Victor Osimhen pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Napoli e ka nisur për mrekulli sezonin e ri duke marrë gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të luajtura.

Protagonisti kryesorë te Napoletanët këtë sezon është Victor Osimhen i cili ka realizuar 6 gola në gjashtë ndeshje të luajtura.

Nigeriani ka tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij dhe sipas raportimeve të fundit në garë për 22-vjeçarin është futur Reali.

Në rast se Osimhen vazhdon me këtë formë Perez synon transferimin e nigerianit në Bernabeu dhe për kartonin e tij është i gatshëm të ofrojë 150 milionë euro.

Napoli e bleu Osimhen për 70 milionë euro dhe De Laurentiis nuk e ka ndërmend ta refuzojë ofertën e Realit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here