E gjithë Europa pas tij, Kozlowski do transferohet në Serie A!

Kacper Kozlowski është emri që ka ngritur në këmbë të gjithë Europën.

17 vjeçari i cili aktualisht është pjesë e skuadrës polake të Pogon Szczecin ka fituar vëmendjen e shumë emrave të mëdhenj në kontinentin e vjetër ku qysh prej tani ka filluar të krahasohet me Paul Pogban.

RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e tij por Bundesliga duket se nuk do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Kjo pasi dy gjigantët e Serie A, Juventus dhe Milan kanë hyrë fuqishëm në këtë garë dhe nuk do të kursejnë asgjë për 17 vjeçarin.

Vera e 2022 pritet që të jetë vendimtare për talentin polak i cili me shumë mundësi do të kalojë në Apenine për tu rritur profesionalisht ku gara mes dy rivalëve të përjetshëm pritet të jetë shumë e ashpër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here