Penalltia ndaj Milanit: UEFA merr vendimin për Cakir

Është një ngushëllim i vogël, por të paktën askush nuk mund të tallet me Milanin.

UEFA pajtohet me kuqezinjtë në gjykimin e episodit kyç, që vendosi ndeshjen e xhiros së dytë të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve, të humbur 2-1 në “San Siro” kundër Atletico Madridit.

Penalltia e ekzekutuar nga Luis Suarez në minutën e 97-të nuk duhej të ishte dhënë, duke qenë se në pamje është qartë se Lemar e prek topin me dorën e tij para Kalulu. Është e qartë, pra në një mënyrë të dukshme, se penalltia nuk duhej dhënë. Ky është parimi udhëzues, ylli polar që duhet të udhëheqë edhe punën (ndërhyrjen) e VAR-it në raste gabimesh të qarta të gjyqtarit në fushë.

Dhe penalltia e dhënë në favor të “Colchoneros” në limitin e kohës shtesë është “nëna” e të gjitha gabimeve të dukshme. Cakir e pa keq momentin e (jo)penalltisë nga fusha, por pse VAR-i nuk ndërhyri në dritën e përsëritjeve që treguan pa dyshim se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë në zonën e Milanit? Kishte mjete për ta anuluar drejtpërdrejt vendimin e turkut përmes kufjeve. Edhe nëse, për besimin në vendimin e tij, gjyqtari turk nuk donte t’i besonte thirrjes nga dhoma e VAR-it, pse nuk shkoi për ta shqyrtuar rastin në monitor?

Në sytë e UEFA-s, mungesa e rishikimit të momentit të dyshimtë është vërtet diçka serioze. Për këtë arsye, zbulon “Corriere della Sera”, kryesori Cakir do të pezullohet për disa kohë. I njëjti vendim për mëkatet e konsideruara më serioze, edhe për VAR-istin Abdulkadir Bitigen, bashkatdhetarin e tij.

Vendimi i Cakirit, gati 45-vjeçar, ndërkombëtar prej 15 vitesh, me një karrierë të shkëlqyer, që e ka parë atë të drejtojë finalet e Ligës së Kampionëve dhe gjysmëfinalet e Botërorit ishte shumë i gabuar. Milani e ka pësuar keq prej tij, por askush nuk do t’i kthejë pikën e humbur kuqezinjve. Skuadra e Piolit, e fundit në zero pikë në grupin e vet, tani do të luajë gjithçka në përballjen e dyfishtë me Porton, ku është e domosdoshme të marrë 6 pikë për të shpresuar akoma te kualifikimi në 16-she.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here