Anthony Martial në Serie A por tek rivalët e Interit!

Manchester United duket se ka marrë vendimin tashmë për ta nxjerrë në shitjen yllin e saj, Anthony Martial i cili nuk bën pjesë më në planet e teknikut Ole Gunnar Solskjaer.

Muaj më parë interesim për të kishte shfaqur skuadra e Interit por që nuk kishte sukses që të arrijë një transferim të francezit.

Tashmë në garë për të kanë hyrë rivalët e Milanit që janë të gatshëm ti shkojnë deri në fund të këtij misioni.

Paolo Maldini është i vetëdijshëm për vendimin e drejtuesve të Djajve të Kuq dhe ka filluar punën për ta sjellë një emër që do të ishte shumë i vyer për teknikun Pioli.

Mediat në Angli kanë bërë të ditur që përveç Milanit interesim për të kanë shfaqur edhe skuadra të mëdha europiane si Barcelona, Juventus, Borussia Dortmund, Lyon e PSG.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here