Ciao Torino: Dybala në janar me skuadër të re!

Paulo Dybala dhe skuadra e Juventusit pas disa vitesh tashmë siç po rrjedhin ngjarjet do të përfundojnë bashkëpunimin në mes tyre.

Kjo për faktin që një skuadër e madhe europiane është shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e argjentinasit dhe ka gati një ofertë të majme në drejtim të Torinos.

Bëhet fjalë për Chelsean e cila po përgatitë hiç më pak se 50 milionë euro, shifër që do të jetë e mjaftueshme për të bindur Biankonerët që të lënë të lirë argjentinasin të largohet.

Dybala ka arritur të shënojë 106 gola në 260 ndeshje për Juventusin ndërkohë që një transferim në Stamford Bridge po shihet si një mundësi për tu rikthyer në formën e tij më të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here