Shkëmbim yjesh: Van de Beek tek Inter, ylli i zikaltërve në Old Trafford!

Një shkëmbim madhështor është duke u planifikuar nga dy prej skuadrave më të mëdha në Europë.

Inter i ka duart e lidhura sa i përket investimeve të reja për shkak të krizës financiare dhe se mundësia e vetme për të afruar emra të rinj është me anë të huazimeve ose shkëmbimit të futbollistëve.

Mesfushori holandez Donny van de Beek është emri i rradhës që mund të kalojë në rradhët e Neroazzurëve mirëpo për të siguruar shërbimet e tij po përgatitet një surprizë e hidhur.

Kjo pasi United është e gatshme ta lërë mesfushorin e saj të largohet në këmbim të shërbimeve të Milan Skriniar.

Sllovaku është zemra e mbrojtjes së zikaltërve por një gjë e tillë nuk e mbron atë nga një largim i mundshëm duke pasur parasysh nevojën e skuadrës për një emër të ri në mesfushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here