Super shkëmbim: Allan rikthehet në Serie A

Allan rikthehet në Serie A, por te rivalët e Napolit!

Mesfushori brazilian, Allan mund të rikthehet në janar në Serie A falë një super shkëmbimi, sipas raportimeve të fundit.

Allan u transferua nga Napoli te Everton në verën e vitit 2020 për shifrën e 25 milionë eurove.

Calcio Mercato, raporton se Juventus synon transferimin e Allan në merkaton e janarit, pasiqë Allegri e sheh brazilianin si një përforcim ideal për vijën e mesfushës.

Në këmbim të Allan, Biankonerët do tia ofrojnë Evertonit kartonin e Aaron Ramsey, i cili nuk bën pjesë në planet e Allegrit.

Ramsey pëlqehet nga Benitez dhe bisedimet mes dy klubeve pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here